Lajme

Agim Aliu njofton qytetarët se çfarë punoi për gjashtë muaj

Autori: Gazeta inFokus 19:46 | 17 June 2021

Kreu i komunës së Ferizajt, Agim Aliu të enjtën ka mbajtur takim me qytetarët ku i ka njoftuar për projektet në gjashtëmujorin e parë të këtij viti.

Gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2022-2024.

“Dhjetëra qytetarë, kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane, mediave e shoqërisë civile për mbi dy orë diskutuan, parashtruan pyetje e ngritën çështje me rëndësi nga komuniteti ku jetojnë. Përgjithësisht u vunë në pah investimet që ka bërë Komuna e Ferizajt në të gjitha fshatrat e zonat urbane, për të cilën kryetarët e përfaqësuesit e fshatrave e zonave urbane falënderuan qeverisjen lokale”, thuhet në njoftim./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera