Sport

Agim Aliu: Lamtumirë legjendë Vokrri

Autori: Gazeta inFokus 14:22 | 09 June 2018

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, ka ngushëlluar familjarët dhe dashamirët e futbollit për vdekjen e legjendës së futbollit Fadil Vokrri, shkruan infokusi.

“Lajmi për vdekjen e parakohshme të “Maradonës Shqiptare” – ikonës së futbollit mbarëshqiptar Fadil Vokrri, na pikëlloi të gjithëve. Sporti kosovar humbi ikonën. Federata e Futbollit të Kosovës, mbeti pa drejtuesin emblematik. Futbolli dhe dashamirët e tij janë në zi”, thuhet në ngushëllimin e Aliut.

“Tifozët janë të heshtur. Jam i lumtur që isha njëri ndër shikuesit e lojës së tij të futbollit në epokën e artë të legjendës, Fadil Vokrri. Ngushëllime të sinqerta familjarëve dhe miqve! Lamtumirë legjendë Vokrri!”, përfundon ngushëllimi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nis bashkëpunimi serioz dhe strategjik midis Comodita dhe JYSK International
-Advertisement-

Të tjera