Sport

Agim Ademi merr dhuratë fanellën e Xhakës me nënshkrimin e tij

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 24 April 2023

Sot në selinë e Federatës së Futbollit të Kosovës ishte një mysafir i veçantë, Ragip Xhakën, babanë e një prej futbollistëve më të shquar të Arsenalit dhe të Kombëtares së Zvicrës, Granit Xhaka.

Kryetari Agim Ademi e pranoi fanellën e Granitit me nënshkrimin e tij, të cilën ai do ta ruaj si një dhuratë të çmuar në koleksionin e tij të futbollit.

Ragipi përgëzoi Ademin për punën e deritanishme në krye të FFK-së dhe shprehu shpresën që Kosova do të arrijë kualifikimin në Kampionatin Evropian së bashku me Zvicrën.

-Advertisement-

Me këtë rast, Granitit i pari i FFK-së i dërgoi urimet më të mira, duke shprehur shpresën që sivjet do të arrijë ta fitojë titullin e kampionit me Arsenalin në Ligën Premiere dhe do të vijojë të shkëlqejë në fushën e futbollit edhe për shumë vjet.

Familja Xhaka ka qenë dhe mbetet simbol i vlerave dhe atdhedashurisë, teksa Graniti është promovues i jashtëzakonshëm i vlerave të Kosovës dhe frymëzues për të rinjtë në mbarë botën për të ndjekur ëndrrat e tyre në futboll.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai
-Advertisement-

Të tjera