Sport

Agim Ademi lirohet nga arresti në shtëpi

Autori: Gazeta inFokus 12:44 | 18 April 2023

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, është liruar nga arresti në shtëpi dhe kthyer në vendin e tij të punës.

Kreu i FFK-së kishte rreth një muaj në arrest shtëpie, ndërsa këtë të martë ka fituar lirinë.

Ademi u arrestua më 22 mars, ndërsa ndaj tij rëndonin akuzat e “abuzimit me detyrën” dhe “shmangies nga taksat”, në institucionin që ai drejton, Federatën e Futbollit në Kosovë.

-Advertisement-

Ndërsa tashmë prokurori ka dalë në përfundimin se kreu i Federatës së Kosovës nuk lidhet direkt me pretendimet për evazion fiskal dhe për këtë arsye ka fituar lirinë dhe është rikthyer menjëherë në vendin e punës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka po ndodh me DITËLINDJEN e Viva Fresh Store?!
-Advertisement-

Të tjera