Sport

Agim Ademi ka vazhduar turin e tij në realizimin e projektit për ndihmë klubeve të Ligës së Dytë

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 08 November 2018

Presidenti Agim Ademi ka vazhduar turin e tij në realizimin e projektit për ndihmë klubeve të Ligës së Dytë me fanella dhe topa, shkruan GazetainFokus.

Ai dje në shoqëri të anëtarit të KE të FFK-së, Luan Vokshi dhe zv.sekretarit Arianit Ahmeti ka qëndruar në Gjakovë, ku edhe njëherë ka ritheksuar përkrahjen për klubet e Ligës së Dytë si dhe ka bërë shpërndarjen e fanellave dhe topave për 10 klube.

Ndërkohë, në orët e mbrëmjes, ashtu siç e do tradita gjakovare, për presidentin Ademi është shtruar edhe darkë. /GazetainFokus

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Spektakli i Vitit, Ekskluzivisht në Artmotion – BBVK3!
-Advertisement-

Të tjera