Sport

Agim Ademi i dëshiron mirëseardhje Toni Domgjonit dhe rrugëtim të suksesshëm me ‘Dardanët’

Autori: Gazeta inFokus 20:08 | 05 October 2021

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, si zakonisht edhe sot e ka ndjekur nga afër stërvitjen e kombëtares së Kosovës, teksa për disa çaste ka bashkëbiseduar me futbollistin, Toni Domgjoni, i cili është prurja më e re në ekipin kombëtar.

Ademi edhe një herë i ka dëshiruar mirëseardhje në radhët e ‘Dardanëve’ futbollistit të klubit holandez, Vitesse, duke uruar që ai të ambientohet sa më shpejtë me ekipin dhe të ketë rrugëtim të suksesshëm me Kosovën, me shpresën se shembullin e tij do ta ndjekin edhe shumë talente tjerë kosovarë që janë zhvilluar si futbollistë në Evropë.

Nga ana e tij, futbollisti Toni Domgjoni e falënderoi presidentin Ademi për mbështetjen dhe mikpritjen e ngrohtë si nga ana e stafit, ashtu edhe nga bashkëlojtarët dhe u zotua se do të japë më të mirën e tij në fanellën dardane./Gazeta inFokus/

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera