Sport

Agim Ademi: Gramoz Vokrri nuk rinovoi për këtë arsye

Autori: E.M 19:54 | 07 March 2019

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka komentuar për lajmet e fundit se ai largoi nga puna djalin e legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrrit, shkruan Gazeta inFokus.

Në një konferencë për shtyp të organizuar nga FFK, Ademi deklaroi se i kishte ofruar vazhdimin e kontratës Gramosit.

I pari i FFK-së ka thekuar se djali i Vokrrit nuk ka përvojë, por është i respektuar për arsye që dihen.

-Advertisement-

“E ka të hapur derën për të ardhur në federatë të futbollit, jo për shkak të përvojës që ka, por fillimisht si djali i legjendës Fadil Vokrri që e respektojmë, por edhe si një djalë i rritur në Evropë që mund të jap kontribut”, deklaroi Ademi.

“Ne i kemi ofruar atij një kontratë, por që nuk e ka pranuar ta nënshkruajë”, u shpreh ai./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
-Advertisement-

Të tjera