Lajme

Afro 200 pacientë janë duke u trajtuar nga Covid-19, në QKUK dhe në spitalet e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 26 January 2022

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme po trajtohen 167 pacientë, shkruan Gazeta Infokus.

Prej tyre, 132 të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 35 të tjerë post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 86 pacientë, kurse në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive janë 2 pacientë.

-Advertisement-

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme:

-Klinika Infektive, 57 pacientë

-Klinika e Pulmologjisë, 30 pacientë post-covid

-Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 2 pacientë

-Klinika e Pediatrisë, 9 pacientë

-Klinika e Gjinekologjisë, 13 pacientë

-Spitali i Prizrenit, 6 pacientë

-Spitali i Pejës, 10 pacientë

-Spitali i Gjakovës, 15 pacientë

-Spitalit Mitrovicës, 10 pacientë

-Spitali i Ferizajt, 5 pacientë

-Spitali i Gjilanit, 10 pacientë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
-Advertisement-

Të tjera