Afrimi i ushtarëve 50 metra afër kufirit me Kosovën, Serbia pretendon se “po pengonin kontrabandën me drunj”
Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 13 October 2024
Ministria e Mbrojtjes e Serbisë ka pretenduar se lëvizja e trupave serbe afro 50 metra pranë vijës kufitare me Kosovën ka ndodhur për shkak të “pengimit të kontrabandës me drunj”.
“Autoritetet e sigurisë me aktivitetet e tyre kanë ndalur aktivitetet ilegale të bartjes së lëndëve drunore në territorin e Kosovës, me ç‘rast hajdutët e drunjve kanë ikur në Kosovë”, thuhet në reagimin e autoriteteve të Serbisë, përcjell Insajderi.
“Në postimin në rrjetet sociale shihen pjesëtarët e forcave të armatosura të Serbisë në zonën e sigurisë tokësore duke kryer detyra të rregullta për sigurimin e linjës administrative, në përputhje me marrëveshjet ushtarako-teknike dhe të gjitha marrëveshjet e tjera të nënshkruara”, vijon ndër të tjera njoftimi.
Ata kanë pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po vazhdon “fushatën dezinformuese kundër ushtrisë dhe forcave serbe të sigurisë”.
ka deklaruar mbrëmë se Serbia ka provokuar duke lëvizur trupat rreth 50 metra afër vijës kufitare me Kosovën, gjegjësisht në territorin e komunës së Kamenicës.
“Institucionet përkatëse të sigurisë së Republikës së Kosovës kanë detektuar menjëherë këto lëvizje provokuese nga ushtria e Serbisë, të cilat kanë për synim nxitjen e tensioneve. Kur e kanë parë që i kemi vërejtur dhe xhiruar, kanë ikur me shpejtësi e janë larguar për në brendi të territorit të tyre”, thuhet ndër të tjera në reagimin e Kurtit.
“Ndërkohë, Serbia vazhdon të nxisë tensione nëpërmjet veprimeve hibride, duke synuar destabilizimin e rajonit, megjithëse hapësira për këto manovra po i ngushtohet dita-ditës”.
Të tjera
-
Kryeministri Albin Kurti viziton Kombëtaren e Kosovës, shpreh mbështetje të plotë për vendimin në Bukuresht
Në prag të ndeshjes kundër Lituanisë në kuadër të Ligës së Kombeve, kryeminis...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Javën që po hyjmë, në Kosovë pritet të mbizotërojë mot i vranët, me ngrica, r...
-
Hamza takon mjekët shqiptarë në Zvicër, ka një premtim
Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Bedri Hamza ka zhvilluar një takim me ...
-
Peci s’lë gjë pa i thënë opozitës që kërkoi shkarkimin e tij: Veç pritni kriminela, të shthurur mentalë, horra
Ministri i Bujqësisë thotë se po i vështron me kujdes akuzat e opozitës pasi ...
-
E dhimbshme: Ndahet nga jeta në Kroaci i riu nga Lipjani
Familja Bellaina nga Lipjani ka marrë një lajm të dhimbshëm mbrëmjen e së sht...
-
Skepticizëm për heqjen e sanksioneve të BE-së ndaj Kosovës
Masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës vështirë se do të hiqen g...
-
PDK kërkon shkarkimin e Fitore Pacollit dhe Faton Pecit pas skandalit të grantit prej 100 mijë eurove
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, në një k...
-
30 Vjet nga pagëzimi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës
Më 17 nëntor 1994, Lëvizja Popullore e Kosovës (LPK) mori një vendim historik...
-
Heshtja kritike në BE për Kosovën dhe Serbinë
Nga viti 2011 kur kanë nisur, bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve mes ...
-
Tërmeti shkund Pogradecin
Një tërmet 3.3 ballë ka rënë në Pogradec paraditën e sotme rreth orës 11:33. ...
-
Bora zbukuron fshatin Tugjec të Kamenicës
Në fshatin Tugjec të Kamenicës ka rënë bora e parë, e vendi është mbuluar i t...
-
Krasniqi thotë se para çdo mbledhjeje tjetër, Kosova duhet ta rikthejë atë me Shqipërinë
Nesër, Qeveria e Kosovës do të jetë nikoqire e një takimi të përbashkët me Qe...