Sport

Afrim Tovërlani zbulon se nga kush u shkarkua Ismet Munishi

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 27 December 2020

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, është i ftuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’, ku po diskuton përfundimin e stinorit vjeshtor në elitën e futbollit kosovar, shkruan Gazeta inFokus.

I njohur ndryshe edhe si ‘Toki’ e ka komentuar edhe shkarkimin e Ismet Munishit nga Ballkanit.

Ai ka thënë se teknikun prishtinas nuk e ka shkarkuar kryetari Arsim Kabashi, por presioni i njerëzve që kanë ardhur nga Skënderbeu i Korçës.

-Advertisement-

“Munishin nuk e ka shkarkuar kryetari Arsim Kabashi nga posti i trajnerit, atë e kanë larguar me presionin e njerëzve që kanë ardhur nga Skënderbeu i Korçës. Unë supozoj se nuk ka qenë vendim i ‘Cimës’, por ka pasur sygjerime. Mos harroni se nuk është lehtë që të shpallesh kampion në çdo kampionat, por edhe në Kosovë. Ismeti ka qenë ai që e ka sjellur Ballkanin deri në këtë pikë”, deklaroi Tovërlani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera