Sport

Afrim Tovërlani flet pas lirimit nga paraburgimi, këto janë fjalët e tij

Autori: Gazeta inFokus 22:00 | 27 October 2021

Trajneri i futbollit Afrim Toverlani tashmë është liruar nga mbajtja policore, pasi të martën u raportua se ai ishte arrestuar për shkak se ishte kapur nga policia me një armë të ftohtë tek shtëpia e kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

‘Graçanicë, 25.10.2021-17:50. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit dhe gjatë kontrollit tek i dyshuari është gjetur dhe konfiskuar një armë e ftohtë-thikë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje’, thuhej në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

I pyetur nga KosovaPress rreth kësaj ngjarje, Toverlani nuk ka dashur të komentojë më tepër duke thënë se nuk ka se çfarë të deklarojë më tepër se sa ajo që kishte thënë mbrëmë i pari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti.

-Advertisement-

‘Nuk kam çfarë të deklarojë perveç deklaratës së Shpendit që e ka publikuar mbrëmë’, tha Toverlani.

Ndryshe, Ahmeti përmes një postimi në ‘Facebook’ dje deklaroi se ai nuk ishte kërcënuar dhe se nuk ndihej i rrezikuar nga Toverlani, duke shtuar se ka një miqësi shumë të mire me të.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera