Lajme

AFP: Re të zeza mbi Kosovën para 10-vjetorit të Pavarësisë

Autori: Gazeta inFokus 13:01 | 21 January 2018

Agjencia e njohur franceze e lajmeve, AFP, i ka kushtuar një tekst Kosovës, një muaj para se të festojë dhjetëvjetorin e pavarësisë të cilin e ka titulluar: Re të zeza mbi Kosovën para dhjetë vjetorit të pavarësisë.

“Vrasja e politikanit serb, Oliver Ivanoviq, javën që shkoi ka vënë re të zeza mbi Kosovën, e cila është në prag të festës në një atmosferë të madhe, dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt”, nis teksti.

Shpallja e njëanshme e pavarësisë më 2008, e ish krahinës së Serbisë, njihet nga më shumë se 110 shtete të botës, shkruan AFP, përcjell Klan Kosova.

-Advertisement-

Por që Beogradi dhe mbi 120 pjesëtarë të minoritetit serb (përjashtuar 1.8 milionë banorët) refuzojnë ta bëjnë këtë, afërisht 20 vjet pas luftës që la të vdekur 13 mijë veta, shumica prej tyre shqiptarë.

– Ivanoviq – një i vrarë i moderuar –

U vra më 16 janar në Mitrovicën e Veriut (pjesën e ndarë të qytetit, me serbë) një 60 vjeçar që shfaqej i moderuar në mesin e përfaqësuesve të komunitetit serb, një urë lidhëse me shqiptarët e Kosovës. Ai ishte kundërshtar i linjës së imponuar nga Beogradi ndaj serbëve të Kosovës. Kjo bëri që ai të ishte i urryer.

Ky krim, autorët e të cilit mbeten të pazbuluar, ka “potencialin për destabilizimin e Kosovës, ka thënë për AFP, analisti kosovar, Ramush Tahiri.

Pasoja e parë e kësaj vrasje, është ndërprerja e dialogut mes përfaqësuese të Kosovës dhe Serbisë në afat të pacaktuar.

I nisur në vitin 2013 me ndërmjetësimin e BE-së, ky proces i normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit, ka ngecur për disa muaj. Sidoqoftë, shumë çështje mbesin të zgjidhen, përfshirë statusin e komunave me shumicë serbe.

– Paniku para Hagës –

Prishtina ka pranuar një Gjykata Speciale të gjykojë krimet e kryera nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës kundër serbëve gjatë luftës së vitit 1998-1999, por po ashtu edhe kundër ormive dhe kundërshtarëve politikë. E themeluar me ligjet e Kosovës, por me vendndodhje në Hagë dhe me përmbajtje nga gjyqtarë të huaj, kjo gjykatë është gati të shpallë aktakuzat e para.

Zyrtarë të lartë politikë në Kosovë duket se kanë ndryshuar mendjen dhe po provojnë kot, që ta shpërbëjnë atë në parlament. Shumë ka vërejtur shenjën e panikut te liderët kosovarë.

Presidenti, Hashim Thaçi, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, apo Daut Haradinaj – vëllai i kryeministrit, Ramush Haradinaj, citohen në vazhdimësi si ata të brengosurit.

“Sfida ndaj tribunalit do të ishte “një fitore e interesave të veçanta në kurriz të të mirave dhe interesave të Kosovës si shtet”, ka thënë ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie, që ka paralajmëruar se ajo mund të kishte pasoja të mëtejme.

Për ekspertin e sigurisë, Lulzim Peci, një rast të shfuqizimit, Kosova “do të konsiderohej një shtete mashtrues, i pasigurt dhe që do të bashkohej me klasën e shteteve si Korea e Veriut, Irani dhe Serbia e Millosheviqit.

“Është shumë vonë për të bërë diçka”, ka thënë biznesmeni nga Prishtina, 57 vjeçari, Zenel Kastrati, që paralajmëron “një konfrontim me SHBA-në dhe miqtë perëndimor.

– Ekonomia katastrofale –

Duke u bashkuar disa vjet pas kundërshtimeve, ish liderët e UCK-së e ruajtën ngushtë pushtetin pas zgjedhjeve të qershor. Por shumica parlamentare është e brishtë dhe një rënie e Qeverisë së Ramush Haradinajt, shihet si mundësi.

Opozita, Vetëvendosje, që është partia e parë në vend, është afër ndarjes në mes të mbështetësve të liderit historik të saj, Albin Kurti dhe kundërshtarëve të tij.

Situata katastrofale ekonomike ka zbehur entuziazmin e pas pavarësisë. Më shumë se një ndër katër kosovarë është i papunë (28.7) dhe shkalla arrin në 52 % në mes moshës 15 dhe 24 vjet, sipas Agjencisë së Statistikave.

Rroga mesatare arrin në 363 euro dhe sipas Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP), varfëria shkon në 29.7%.

Nuk ka të dhëna zyrtare për këtë, por sipas vlerësimeve të ndryshme, dhjetëra mijëra njerëz kanë emigruar secilin vit. Për kosovarët liberalizimi i vizave për BE është prioritet. Për më tepër, jo për tu zemëruar me Perëndimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera