Lajme

Afërsia e policit të arrestuar për ryshfet me Hajdar Beqen e PDK-së

Autori: Gazeta inFokus 22:27 | 15 March 2022

Në njërin prej operacioneve më të mëdha në vend i koduar si operacioni “Pika”, kundër krimit të organizuar e korrupsionit, ishte arrestuar polici edhe ish-gjyqtari i futbollit, Benon Këpuska.

Ky i fundit u pa në një fotografi të publikuar nga polici i arrestuar bashkë me deputetin nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Hajdar Beqa.

Në fotografi shihet edhe vëllai i deputetit Hajdar Beqa, Abaz Beqa që ka pronësinë e klubit të futsallit, Liburni.

-Advertisement-

Ndryshe, aksioni ishte zhvilluar në Prizren e Gjakovë. Më konkretisht në pikat kufitare Qafë Morinë dhe Qafë Prushë, ku të arrestuar kanë mbetur rreth 50 zyrtarë policorë, të njëjtit dyshohen për veprën penale ‘marrje ryshfeti’ dhe ‘keqpërdorim i autoritetit zyrtar’./https://reporteri.net/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera