Lajme

Afër gjysmë milioni objekte presin trajtimin për legalizim

Autori: Gazeta inFokus 23:04 | 08 November 2018

Për 20 vjet me radhë që nga pas lufta, asnjë qytet nuk i ka shpëtuar degradimit.

Objekte të ndryshme, ndërtesa e shtëpi, janë ndërtuar pa asnjë plan, vend e pa vend, duke shkaktuar kështu një gjendje kaosi.

Vetëm në kryeqytet janë afër 46 mijë objekte që kanë aplikuar për regjistrim, e të cilat presin të trajtohen, raporton KTV.

-Advertisement-

Shumica nga to nuk kanë fare leje ndërtimi e disa të tjera janë ndërtuar pa e plotësuar asnjë kriter. Ky trend i egër ndërtimi po vazhdon ende.

Sipas arkitektit Vejsa, krejt kjo situatë është krijuar pasi që nuk ka pasur asnjë bashkëpunim ndërmjet nivelit lokal dhe atij qendror.

Këtë realitet e pranojnë edhe në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, të cilët në Ditën Botërore të Planifikimit të qyteteve kanë thënë se me miratimin e Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, po synohet përmirësimi i kësaj gjendje.

Problem i mosplanifikimit të mirë ndërtimor paraqet edhe mos-hartimi i hartave zonale, që u mungojnë të gjitha komunave.

Në këtë proces, komunat ende janë duke punuar, derisa 31 prej tyre tashmë e kanë përfunduar planin zhvillimor.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera