Lajme

Aeroporti Nderkombetar i Prishtines “Adem Jashari”, storie e suksesit ne konferencën “Amadeus” në Gjermani

Autori: Gazeta inFokus 10:48 | 30 October 2019

Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”, ishte ftuar nga Amadeus që të prezantoj sukseset e kompanisë, procesin e privatizimit e deri tek rritja enorme e numrit të udhëtarëve e fluturimeve, si dhe planet për të ardhmen.

Prezantimi i ANP “Adem Jashari”, ishte ndryshimi i sistemit në Amadeus, me temën “Duke ecur përpara në udhëtimin tonë të transformimit”, shkruan gazeta inFokus.

E këto suksese u shpalosën para shumë përfaqësuesve të lartë të fushës së aviacionit nëpër botë, duke diskutuar për zgjerimin e perspektivave drejt ndryshimit pozitiv, gjothmonë, duke pas në fokus rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj klientëve.

-Advertisement-

Ndërsa, shefi eksekutiv i operimeve, Gokmen Aritay në konferencën e organizuar në Aeroportin Ndërkombëtar të Minhenit, mes tjerash tha “Levizja ne platformen Amadeus dhe/ose Altea na lejon ne qe te ngrisim nivelin e kenaqshmerise dhe eksperiences se udhetareve ne baza ditore. Per me shume duke kaluar ne Altea BRS (sistemi i pranimit te bagazheve) ne jemi bere si njeri nder aeroportet e para qe ofron sherbimin e IATA Res 753 qe rekomandohet nga Asociacioni Nderkombetar i Transportit Ajror.”

Aeroporti Nderkombetar i Prishtines vazhdon te kete rritje te numrit te udhetareve duke shenuar

keshtu nje rritje prej 11% ne nr udhetaresh dhe 13.09% ne numer fluturimesh./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera