Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” LKIA bëhet anëtare e Rrjetit CSR Kosova
Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 09 June 2023
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, Adem Jashari, është bërë pjesë e korporatës së Rrjetit CSR Kosova, shkruan Gazeta Infokus.
Kështu kanë bërë të ditur nga zyra informuese e aeroportit përmes një komunikate për media, duke thënë se janë bashkuar forcat për një të ardhme më të qëndrueshme.
“Me këtë rast, përfaqësuesi i ANP ‘Adem Jashari’ LKIA, Kryeshefi Financiar, Gokhan Acikgoz tha: “Jemi të lumtur që jemi anëtarë të një rrjeti kaq të rëndësishëm dhe mbetemi të përkushtuar të vazhdojmë investimet tona të përgjegjësisë shoqërore dhe mjedisore duke pasur parasysh përgjegjësinë filantrike dhe përgjegjësinë ekonomike”. Ndërsa Drejtoresha Ekzekutive e Rrjetit CSR Kosova, Zana Bajrami Rama shtoi, “Duke bashkuar forcat me Limak Kosovo International Airport Sh.A., ne po zgjerojmë shtrirjen dhe ndikimin e rrjetit tonë, duke na lejuar që kolektivisht të adresojmë sfidat urgjente shoqërore, dhe të punojmë drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme.”
LKIA tashmë ka demonstruar përkushtimin ndaj komunitetit përmes mbështetjes së ndryshme për projektet e arsimit, artit dhe kulturës. Për më tepër, LKIA është duke punuar vazhdimisht për reduktimin e gjurmëve të karbonit dhe drejt praktikave më të mira mjedisore, duke shërbyer si një shembull i mirë i përgjegjësisë sociale. Rrjeti CSR Kosova është një organizatë jofitimprurëse dhe joqeveritare që bashkon bizneset dhe organizatat që operojnë në Kosovë të gatshme për të kontribuar drejt zhvillimit të qëndrueshëm, duke promovuar konceptin, idetë dhe duke ndërmarrë veprime që rrisin ndikimin e Përgjegjësisë Sociale të Korporatës në Kosovë”, thuhet në komunikatë./Gazeta Infokus/
Të tjera
-
Vendimet e Speciales – Nga dënimi për komandant “Ujkun” e ulja e dënimit të Mustafës
E ngarkuar ka qenë puna e Gjykatës Speciale edhe në 2024. Komandant “Ujku” is...
-
Mërgimtarët mbesin në kolona të gjata nga Serbia për në Kroaci
Mërgimtarët e vendit tonë kanë mbetur në kolona të gjata nga Serbia për të hy...
-
A po rrezikohet bota nga një pandemi e re, reagon OBSH-ja
Kina po përballet me një rritje të ndjeshme të infeksioneve nga një virus i f...
-
Paralajmërohet erë e fortë në këtë rajon të Kosovës për nesër
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
1500 fluturime anulohen në ShBA, shkak moti i ligë
Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda...
-
Blinken vizitë në Korenë e Jugut, në mes të krizës politike në vendin aleat
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, filloi të hënën një vizitë në K...
-
Ligji për Byronë në Kushtetuese, Kurti: Nuk kanë ku me shku më – do të bëhet, secili do të tregojë sa ka pasuri
Kryeministri Albin Kurti ka përmendur sot Ligjin për Byronë për konfiskimin e...
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në o...
-
Elezi: Të hënën hidhet shorti për renditjen e subjekteve politike për zgjedhjet e 9 shkurtit
Shorti për renditjen e subjekteve politike të certifikuara për pjesëmarrje në...
-
Vullneti: Të gjithë djemtë në Kosovë kanë nga një foto para kerreve
Vullneti ka biseduar me banorët lidhur me fotografitë që postojnë djemtë në K...
-
Nasim Haradinaj i bindur që Gjykata në Strasburg do ta trajtojë lëndën e tij kundër Speciales dhe shteteve financuese
Ish-ushtari i UÇK-së dhe ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka ng...
-
Zvogëlohen pritjet nëpër pikat kufitare
Pritjet në pikëkalimet kufitare për të dalë nga Kosova janë zvogëluar. Sip...