Adresimi i plotë i kryeministrit Kurti pas takimit me Gabriel Escobar
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2022/10/19.10.2022-ZKM-9-1-852x460.jpg)
Autori: Gazeta inFokus
13:26 | 19 October 2022
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Pas takimit, Kurti në një konferencë për media ka treguar temat që kanë biseduar në këtë takim.
Temë qëndrore e këtij takimi ka qenë dialogu mes Kosovës dhe Serbisë.
“Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete, që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut”, ka thënë ndër të tjera Kurti.
Adresimi i plotë për media i kryeministrit pas takimit:
Ju faleminderit që keni ardhur në konferencën e sotme për medie, me ç‘rast unë i dëshiroj mirëseardhje edhe njëherë në Kosovë z. Escobar, i cili është një mik i madh i yni dhe kontribues i madh për paqen, sigurinë dhe demokratizimin, jo vetëm të Kosovës, por të rajonit tonë.
Ishte pra kënaqësi ta mirëpres zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherësh të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, z. Gabriel Escobar.
Pas vizitës së shefes ekzekutive të MCC-së, Alice Albright, kjo është vizita e dytë brenda dy ditëve e përfaqësuesve të lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Me ambasadorin Amerikan në Kosovë takohemi rregullisht, ambasadorin Jeffrey Hovenier, ndërkaq, në fillim të javësh së shkuar, pata një bisedë telefonike shumë të mirë me Sekretarin e Shtetit Amerikan, z. Antony Blinken.
Me z. Escobar folëm për rëndësinë dhe peshën e raporteve tona dypalëshe, partneritetin ndërmjet vendeve tona, për progresin dhe reformat në Kosovë, ballafaqimin me krizën energjetike dhe për raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, procesin e dialogut dhe rrugën përpara.
Përmes gatishmërisë për takime, vullnetit për marrëveshje dhe propozimeve konkrete, që japim, Republika e Kosovës është treguar se është palë konstruktive dhe kreative në procesin e dialogut.
Jemi të gatshëm dhe të përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme për normalizim të plotë të marrëdhënieve me njohjen reciproke në qendër.
E mirëpresim gjithmonë interesimin dhe angazhimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.
Me Shtetet e Bashkuara të Amerikës jemi aleatë në vlera dhe partnerë në qëllime.
Rreshtimi i menjëhershëm i Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian dhe Mbretërinë e Bashkuar në vendosjen e sanksioneve ndaj Federatës Ruse dhe mbështetja e parezervë për Ukrainën dhe popullin e saj, përbëjnë dëshminë e aleancës dhe partneritetit tonë dhe në të njëjtën kohë dallimin me të gjithë ata të tjerët, të cilët nuk u rreshtuan siç duhet në anën e të vërtetës dhe të drejtës.
Faleminderit shumë për takimin z.Escobar.
![](https://gazetainfokus.com/wp-content/uploads/2024/04/434178109_945523566832917_4716854862130287286_n.png)
Të tjera
-
Aksident në Prishtinë, në vendngjarje edhe autoambulanca
Një aksident ka ndodhur në orët e mbremjës në lagjen “Dardania” në Prishtinë....
-
Maqedonci e jep një informacion për grupin terrorist të Radojiçiq – nuk është lajm i mirë për Kosovën
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci deklaron se grupi terrorist i Millan Rad...
-
Nëna e Leotrimit: Djali im paska qenë i krejt Kosovës
Sot në 25-vjetorin e Ditës së Çlirimit të Skenderajt, është përuruar skulptur...
-
Kurti deklarohet për takimin me Arbel, përmend mundësitë e panumërta për bizneset izraelite në Kosovë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin e Brendshëm të ...
-
Ministri izraelit: Marrëveshja për heqjen e vizave, dëshmi e mëtejshme e forcimit të lidhjeve mes Izraelit dhe Kosovës
Moshe Arbel, ministri i Punëve të Brendshme të shtetit të Izraelit, ka thënë ...
-
Deputetja e VV-së i kërkon ShBA-së e BE-së të jenë më të arsyeshme
Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ua ka dorëzuar raportin li...
-
Lajçaku për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës: Gjithçka varet nga diskutimet e nesërme
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, pas ...
-
Miroslav Lajçak hyn në objektin e Qeverisë, do të takohet me Besnik Bislimin
Emisari i Posaçëm i Bsahkimit Evropian për dialogun Kosovë Serbi, Miroslav La...
-
Shefi i NATO-s në Uashington, Biden: Aleanca më e fortë e më e bashkuar se kurrë
Presidenti Biden priti të hënën në Shtëpinë e Bardhë shefin e NATO-s, më pak ...
-
Lajçak për median serbe “Kosovo Online” – Hapja e pakoordinuar e Urës së Ibrit mund të sjell incidente
Emisari sllovak, Miroslav Lajcak, ka thënë se hapja e pakoordinuar e Urës së ...
-
Kryeministri Kurti takohet me ministrin e Brendshëm të Izraelit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brend...
-
AAK-ja premton mbi 1000 euro pagë mesatare në sektorin publik
Grupi për hartimin e Programit Zgjedhor të AAK-së 2025-2028 është mbledhur so...