Lajme

Adresimi i fundvitit: Kurti thotë se nuk ka mungesë të rrymës, por ka konsum të lartë

Autori: Gazeta inFokus 20:10 | 31 December 2024

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në adresimin e tij të fundit për këtë vit, ka përmendur të arriturat e Qeverisë së tij, si dhe është munduar ta arsyetojë mungesën e energjisë elektrike që ka prekur shumë qytetarë të Kosovës në natën e ndërrimit të moteve.

Kurti përmes një video në profilin e tij në Facebook thotë se heqja e vizave nga Tajlanda, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Tajvani, si dhe njohja e pasaportës së Republikës së Kosovës nga dy shtete mosnjohëse – Spanja dhe Armenia – janë arritje të mëdha.

Ndërsa, për problemin me të cilin po përballen qytetarët e Kosovës, tash e sa ditë, mungesën e energjisë elektrike, Kurti thotë se nuk është rezultat i mungesës së rrymës, por i konsumit të lartë të energjisë, që po e sfidon rrjetin e transmisionit.

-Advertisement-

Ai në fund u uroi Vitin e Ri të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Më poshtë mund ta dëgjoni videon e postuar në profilin e tij në Facebook:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera