Sport

Adrea Pirlo: Ronaldo u përkujdes për rivalin e tij, Messin

Autori: Gazeta inFokus 09:23 | 09 December 2020

Barcelona u mposht mbrëmë nga Juventusi me rezultat 3-0 në kuadër të xhiros së gjashtë në Ligën e Kampionëve, shkruan Gazeta inFokus.

Pas kësaj fitore ‘Zonja e Vjetër’ zuri vendin e parë në grupin G me 15 pikë, po aq sa ka Barcelona duke u rënditur e dyta.

Pas ndeshjes ka folur trajneri i Juves, Andrea Pirlo, duke thënë se kanë hyrë në fushë për të fituar dhe treguar vlerat e tyre.

-Advertisement-

“Ishte e rëndësishme për ne, për udhëtimin tonë, të vazhdonim pjesën e dytë të derbit”.

“Hymë të përqendruar dhe të vendosur, pamë vlerat në fushë. McKennie dhe Arthur në mes? Ne donim epërsi në mes me tre lojtarë kundër të dyve, e dinim që ata po luftonin për të përfituar nga inkursionet e mesfushorëve tanë”.

“Ishte një lojë e mirë taktikisht dhe më gjerë. Ne të gjithë u kujdesëm, Ronaldo në veçanti kundër rivalit të tij të përjetshëm Messi. Ka shumë ndeshje, nuk është e lehtë mendërisht të rikuperohet, tani është më e lehtë të karikosh energjitë. Të mos e harrojmë kampionatin, këtë përqendrim duhet ta kemi edhe me Genoa”, ka deklaruar Pirlo.

Kujtojmë që të dyja ekipet kanë siguruar kualifikimin për fazën e eliminimit direkt në Champions./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera