Sport

Adnan Januzaj “ngre” flamurin e Belgjikës

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 28 May 2018

Adnan Januzaj është ftuar nga përzgjedhësi i Belgjikës, Roberto Martinez.

Ai bën pjesë në listën me 28 emra për ndeshjen miqësore me Portugalinë, ku më pas do të publikohet edhe lista me 23 futbollistë për Kampionatin Botëror, Rusia 2018.

Është vet Januzaj, që në rrjetin social Twitter, ka shpërndarë një fotografi të tij, ku sipër ka vënë flamurin shtetëror të Belgjikës.

-Advertisement-

Në të kaluarën, Januzaj është përfolur se mund të luante për Kosovën, për çka ai ka zgjedhur heshtjen.

Dy vjet më parë, futbollisti i Real Sociedad ishte lënë jashtë nga Kombëtarja e Belgjikës për kualifikimet për evropian.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy