Lajme

Admovere kërkon ndihmë nga ata që kanë informacione për masakrat e ndodhura në Shtuticë

Autori: Gazeta inFokus 13:26 | 14 April 2023

Organizata Admovere dhe Integra së shpejti do të publikojnë librin për masakrat e ndodhura në Kosovë gjatë viteve 1998-1999. Për këtë arsye kanë filluar të kërkojnë ndihmë, meqë janë disa masakra për të cilat s’ka informacione në raporte të organizatave ndërkombëtare, media, raporte të gjykatave apo ngjashëm.

Dy nga to janë Masakrat e ndodhura në Shtuticë më 2 gusht 1998 dhe 30 prill 1999.

Ata lusin banorët e fshatit Shtuticë dhe të tjerët që mund të kenë informacione, që t’i kontaktojnë apo t’ua dërgojnë në faqen e ‘facebook’

-Advertisement-

Njoftimi i plotë:

NDIHMË PËR INFORMATA PËR MASAKRAT NË SHTUTICË, 2 GUSHT ’98 dhe 30 prill ’99

Së shpejti, ADMOVERE dhe INTEGRA do ta botojnë librin «Masakrat në Kosovë 1998-1999», në të cilin do të pasqyrohen me tekst (shqip, sërbisht e anglisht) dhe fotografi të gjitha masakrat që janë kryer në Kosovë më 1998-1999. Për këto masakra, i kemi hulumtuar rrënjësisht raportet e organizatave vendore e ndërkombëtare, artikujt në mediet vendore e ndërkombëtare, raportet e gjykatave, e kështu me radhë.

Çuditërisht, për disa prej masakrave nuk ka materiale në burimet e sipërpërmendura. Dy nga to janë Masakrat në Shtuticë, ku më 2 gusht 1998 janë vrarë 7 civilë, kurse më 30 prill 1999 janë vrarë 44 civilë. I lusim banorët e fshatit Shtuticë dhe të tjerët që nëse kanë për këtë masakër ndonjë fotografi, video, artikull gazete, raport, libër, e kështu me radhë, t’i dërgojnë në faqen tonë në Facebook.

Do ta vlerësonim tejmase bashkëpunimin tuaj!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera