Ademi e Foda optimistë pas shortit të ‘play-off’-it për promovim në Ligën B

Autori: Gazeta inFokus
13:43 | 22 November 2024
Në selinë e UEFA-s në Nyon është hedhur sot shorti për play-off të Ligës së Kombeve, ku Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Islandën. Dy ndeshjet vendimtare për promovimin në Ligën B do të zhvillohen më 20 mars dhe 23 mars 2025.
Pas shortit, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe përzgjedhësi i Kombëtares, Franco Foda dhanë opinionet e tyre mbi këtë përballje për faqen zyrtare të FFK-së.
I pari i FFK-së e vlerësoi shortin si korrekt dhe pret që kësaj radhe Kosova të tregohet më e suksesshme se sa Islanda.
“Edhe pse me Islandën i kemi zhvilluar dy ndeshje dhe të dyja i kemi humbur, tani është një format tjetër i ekipit tonë dhe unë vetëm uroj që futbollistët tanë të jenë me kondicion e shëndet të mirë dhe të mos kemi të lënduar dhe as të pezulluar. Shpresoj shumë që në mars do të fillojmë me fitore në ndeshjen e parë dhe sigurisht se do të shkojmë tashmë vetëm për fitore sepse këto janë dy ndeshje kualifikuese dhe ekipi që fiton do të ngjitet në Ligën B. Mendoj se Kosova ka ekip dhe ka potencial për të shkuar tutje”, ka theksuar Ademi.
Ndërkaq, përzgjedhësi Franco Foda shprehu optimizmin e tij për këtë përballje. “Tani jemi të lumtur për ndeshjen kundër Islandës. Personalisht, nuk kam qenë kurrë në Islandë, por dihet që ata kanë një skuadër shumë të fortë. Megjithatë, edhe ne jemi në një formë dhe gjendje shumë të mirë. Mendoj se shanset janë 50 me 50, dhe do të bëjmë gjithçka për të kaluar në Ligën B”, ka thënë Foda.

Të tjera
-
Rozeta Hajdari shmang deklaratat: Nuk përgjigjet nëse do ketë ndryshime në seancë
Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari,...
-
Kusari-Lila: “Ditë e re, fat i ri” – por VV nuk e ndërron Albulenën
Para vazhdimit të seancës së 11-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, depute...
-
Peci: Haxhiu sërish kandidate për kryetare Kuvendi
Deputeti i betuar i VV-së, Faton Peci pak para nisjes së seancës së 11-të kon...
-
Nga sot, kosovarët mund të udhëtojnë pa viza në Izrael
Nga sot, kosovarët që mbajnë një pasaportë kombëtare të vlefshme të Kosovës d...
-
Shala paralajmëron: Nga korriku, çmimet mund të rriten deri 25-35%
Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka paralajmëruar që deri në korrik çmimet e p...
-
Zhduket një 17-vjeçare në Ferizaj, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj
Një 17 vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë më parë. Familj...
-
KEDS tregon se në cilat vende do të ketë ndërprerje të rrymës sot
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) bën të ditur...
-
Shtiu me ar*më në një aheng familjar, shoqërohet në polici i dyshuari në Kaçanik
Policia rajonale e Ferizajt ka njoftuar se gjatë patrullimit në fshatin Begra...
-
I riu shqiptar humb jetën tragjikisht në Greqi
Një 21-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Polikarpi...
-
5 maji – Dita e Dëshmorëve, nderim për heronjtë që ranë në luftë për atdheun
5 Maji është një datë e rëndësishme historike për shqiptarët, ku përkujtohen ...
-
Hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”, shkelësit e rregullit “Yellow Box” dënohen me 80 euro
Sot hapet për qarkullim rruga “Agim Ramadani”. Komuna e Prishtinës ka njof...
-
76 vjet nga themelimi i Këshillit të Evropës
Këshilli i Evropës, një organizatë ndërkombëtare për të drejtat e njeriut...