Lajme

Adem Grabovci në përkrahje të prokurores së rastit “Pronto”, kërkon të ndiqen kërcënuesit

Autori: Gazeta inFokus 15:47 | 11 January 2020

I dyshuari kryesor i aferës korruptive “Pronto”, Adem Grabovci ka kërkuar që organet e drejtësisë të vihen në lëvizje ndaj kërcënuesve të prokurores Drita Hajdari.

Grabovci përmes Facebook-ut ka shkruar se çdo formë e kërcënimit ndaj zyrtarëve të drejtësisë është e papranueshme.

“Është e papranueshme çdo formë e kërcënimit apo fyerje në drejtim të zyrtarëve të drejtësisë. I ftoj organet e relevante që raste të tilla të jenë prioritet dhe të zbulojnë akterët dhe t’i sjellin para drejtësisë”, ka shkruar Grabovci.

-Advertisement-

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Drita Hajdari ka deklaruar se ka pranuar kërcënime serioze sot.

Lidhur me këtë rast, Policia e Kosovës tashmë ka nisur hetimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera