Rozë

Adelinës nuk i pëlqen aspak pyetja e ndjekësit dhe i kthen përgjigjen epike (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 13 November 2020

Këngëtarja e dashur për publikun, Adelina Ismaili, ka shumë vite që është pjesë e skenës shqiptare. Përveç talentit që ka, ajo gjithmonë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve me paraqitjet e saj në skenë.

Edhe tani që kanë kaluar shumë vite nga dalja e saj e parë në ekran, Adelina është po aq elegante dhe në super formë. Këtë detaj e kanë vënë re edhe fansat e saj, të cilët e kanë pyetur për “sekretin” që duket gjithmonë kaq e re.

Këngëtarja publikoi një fotografi në “Instagram”, ku ekspozonte format e saj perfekte. Ajo mbante veshur një fustan të zi, i cili i nxirrte në pah gjithë linjat dhe nuk kanë munguar komplimentet nga ndjekësit e saj.

-Advertisement-

Ndërkohë komenti që i ka rënë në sy Adelinës dhe që duket se nuk i ka pëlqyer aspak është:

“Adelin, sekreti yt që nuk plakesh hiç?”.

Këngëtarja i është përgjigjur shkurt: “Jam 40-vjeçare”, duke lënë të nënkuptohet se është ende shumë e re. Më pas kanë vërshuar komentet nga ndjekësit e tjerë, të cilët shprehën se është në moshën më të mirë e se ajo do të ngelet gjithmonë e re edhe në shpirt.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera