Rozë

Adelina bëhet romantike, kështu shprehet për Valin

Autori: Gazeta inFokus 15:25 | 17 October 2017

Ajo jo më kot ka mbajtur epitetin si ‘diva’ shqiptare.

Është kjo këngëtarja e  njohur Adelina Ismajli e cila është duke përjetuar ditët më të bukura në jetën e saj, transmeton Gazeta Express.

Një dashuri si të tillë që ka tani me Valin, ajo e kishte ëndërruar kohë më parë.

-Advertisement-

Dashuria e tyre veçse po rritet dita-ditës.

Këtë më së miri po e dëshmon vetë këngëtarja e njohur. Ajo pak minuta më parë në llogarinë e saj në Facebook ka postuar një fotografi ku shihet së bashku me bashkëshortin e saj Valin.

Në përqafim të njëri-tjetrit ata duken shumë bukur.

“Të dua më shumë”, kishte lënë mbishkrim këngëtarja.

Muaj më parë çifti simpatik u bënë prindër për herë të parë. Ata u bënë prindër të një djali shumë të ëmbël të cilin e pagëzuan me emrin Uliks.

Kujtojmë se çifti i famshëm së bashku me djalin këto ditë kanë qenë në pushime ku edhe publikuan imazhe tejet të bukura si një familje e vërtetë./Gazeta Express/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ
-Advertisement-

Të tjera