Rozë

Adele i shkruan letër fansave

Autori: Gazeta inFokus 13:44 | 29 June 2017

Adele ka shpjeguar pse heziton të bëj një tur, pasi konfirmoi se po mendon ti japë fund spektakleve live këtë vit.

Gjatë një spektakli në Auckland në mars ajo i tha audiencës: “Turet nuk është se janë një gjë ku unë jam e mirë… duartrokitjet më bëjnë të prekem pak. Nuk e di nëse do bëj më ture. E vetmja arsye pse e kam bërë jeni ju”.

Pasi perfomroi një nga katër spektaklet e mëdha në stadiumin Ëembley të Londrës më 28 qershor, një fans ka shpërndarë një letër të shkruar me dorë për ngjarjen në Instagram.

-Advertisement-

“Dua që spektakli im final të jetë në Londër, sepse nuk e di nëse do të bëjë më koncerte, prandaj dua që hera e fundit të jetë në shtëpi. Faleminderit që erdhët, për gjithë dashurinë dhe mirësinë tuaj. Do i kujtoj të gjitha këto për gjithë jetën. Ju dua. Natën e mirë”, shkruan Adele në këtë letër.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera