Lajme

Acarohen raportet LDK – AAK, në Suharekë fillojnë akuzat për keqpërdorim

Autori: Gazeta inFokus 10:34 | 16 September 2020

AAK e LDK janë bashkë në Qeveri.

Por, raporte kaq të mira si duket nuk kanë edhe në qeverisje lokale, shkruan Gazeta Infokus.

Në Suharekë, dega e LDK-së po akuzon kreun e komunës, Bali Muharremaj, që vjen nga partia e Rmaush Haradinajt për keqpërdorim

-Advertisement-

Në mesin e tyre përmendet degradimi i sistemit arsimor, keqpërdorimi i parasë e punësimet partiake.

“LDK dega në Therandë, me shqetësim të madh, ka paralajmëruar në vazhdimësi për parregullsitë e shumta që karakterizuan qeverisjen komunale te AAK-së në Therandë. Degradimi i sistemit arsimor, keqpërdorimi i parasë së taksapaguesve punësimet bazuar vetëm në përkatësinë partiake, nuk mund të mbulohen me postimet e shpeshta në rrjete sociale, të kryetarit aktual Muharremaj. Këto fenomene negative të shkaktuara nga qeverisja aktuale komunale, e kanë zbritur Komunën e Suharekës në nivele tepër të ulta që asnjëherë nuk i kishte pasur”, thuhet në reagimin  e tyre.

Në rezultatet për transparencën e komunave me performancën më të mirë, komuna e Suharekës nga 10 pikët totale, ka marrë 4.48, që janë shumë pikë të ulta dhe tregon mos transparencë në këtë komunë.

Komuna me transparencën më të mirë është ajo e Lipjanit me 9.56 pikë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera