Lajme

Acar deri në fund të javës

Autori: Gazeta inFokus 07:40 | 26 February 2018

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë se fushat me presion të ulët atmosferik të cilat kanë ardhur nga viset polare do të jenë të qëndrueshme deri ditën e enjëte, duke mbajtur këtë situatë meteorologjike me mot  kryesisht të vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të borës.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -7 deri -9 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet -3 deri 0 gradë Celsius.

Të enjtën aty ku paraqiten kthjellime, temperaturat mund të regjistrojnë vlera negative nën -10 gradë Celsius, por që këto vlera mund të arrijnë vetëm në orët e hershme të ditës.

Nga dita e premte e tutje. merkuri në termometër do të kaloj mbi vlerat e zeros, duke vazhduar  rritje dita –ditës.

-Advertisement-

Do të fryjë  erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mbi 9m/s.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera