Lajme

Abuzim dhe keqmenaxhim fondesh, Papa shkarkon udhëheqësit e Caritas

Autori: Gazeta inFokus 06:55 | 23 November 2022

Papa Françesku shkarkoi të martën në një vendim të paprecdent udhëheqësit e organizatës botërore bamirëse të Kishës Katolike Romake dhe emëroi një komisionar për udhëheqjen e saj derisa të zgjidhen ekzekutivët e rinj.

Ky vendim i papritur prek ekzekutivët e organizatës Caritas Internationalis (CI), një konfederatë me seli në Vatikan që përbëhet nga 162 organizata katolike për ndihma, zhvillim dhe shërbime sociale në mbi 200 vende.

Shkarkimi i udhëheqësve, që ka mbi një milion njerëz si pjesë të stafit dhe vullnetarë në mbarë botën, u bë i ditur në një dekret papnor të publikuar nga zyra për media e Vatikanit.

-Advertisement-

Një deklaratë tjetër nga departamenti për zhvillimin i Vatikanit, që mbikëqyr punën e CI-së, tha se një inspektim i këtij viti i vendit të punës, nga ekspertë të jashtëm të menaxhimit dhe psikologjisë, gjeti pakënaqësi dhe praktika të këqija menaxhimi në selitë e organizatës.

Një pjesëtar i stafit tha për Reuters se ka raste të abuzimit verbal, favorizimit dhe keqmenaxhimit me resurset njerëzore dhe kjo ka bërë që stafi të shkarkohet.

Në deklaratën e lëshuar thuhej gjithashtu se “çështjet financiare janë menaxhuar mirë dhe qëllimet e fondeve të mbledhura janë arritur”, por se normat dhe procedurat e menaxhimit duhet të përmirësohen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera