Ekonomi

Abrashi premton buxhet 3 miliardësh

Autori: Gazeta inFokus 15:40 | 20 May 2017

Ministri në largim i Punës, Arban Abrashi, ka premtuar se buxheti i Shtetit do të jetë 3 miliardë euro me Kryeministër Avdullah Hotijn.

Ai ka thënë se Hoti ka gjetur buxhetin në një rrëmujë totale derisa ka arritur t’i stabilizojë financat e Shtetit.

“Buxheti 3 miliardë, shumë shpejt!”, ka paralajmëruar Abrashi.

-Advertisement-

“Miku im Avdullah Hoti, Kryeministër i ardhshëm i Republikës së Kosovës. Financat të cilat i gjeti “rrëmujë” u rikthyen si besim e shpresë, për të vendosur vendin në binarë të sigurtë. Drejt buxhetit 3 miliardë, vazhdojmë”, ka shtuar më tej Abrashi.

Avdullah Hoti është kandidat i LDK’së për Kryeministër në zgjedhjet e 11 qershorit.

Buxheti aktualisht është 2 miliardë euro apo 400 mlionë euro më i madh se sa i vitit të kaluar.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera