Lajme

Abrashi e Mustafa merren vesh për të mbjell pisha nëpër rrugët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 10:52 | 16 September 2020

Shumë shpejtë rrugë të ndryshme nëpër Kosovë do të kenë anash pisha të mbjellura.

Kështu të paktën thuhet pas një memorandumi që arritën dy ministrat, Besian Mustafa i Bujqësisë dhe Arban Abrashi i Infrastrukturës.

Rrugët ku do të mbillen pishat e sipërfaqet e gjelbëruara janë nëpër autoudhë, rrugë nacionale e edhe ato rajonale.

-Advertisement-

Qëllim i kësaj është pyllëzimi dhe shtimi i sipërfaqeve të gjelbëruara.

Ministri Abrashi ka thënë që kjo shërben edhe për ruajtjen e autostradës nga shembja e dheut veç ambientit./Gazeta Infokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fito 50 € për dyshekun e vjetër dhe merr dyshkeun e ri Cloud për vetëm 549 €

Të tjera