Lajme

Abrashi: Ardhja e Grenell është mesazh i qartë për VV’në e LDK’në

Autori: Gazeta inFokus 18:19 | 23 January 2020

Arban Abrashi, Sekretari Organizativ i LDK’së ka thënë se vizita e të Dërguarit të  Posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell ka një arsye.

Ai tha se ky është një mesazh i qartë për partitë politike LDK-VV të cilat po tentojnë të arrijnë një marrëveshje për të formuar qeverinë.

Sipas Abrashit, ardhja e Grenellit, po shihet një dorë e fuqishme e Trumpit  i cili siç thotë ai dëshiron stabilitet në mënyrë që të inevstojnë kompani të mëdha në Kosovë.

-Advertisement-

“Tani po shohim një dorë shumë të fuqishëm të Trumpit. Mesazhi është shumë  qartë i tij, i ka takuar partitë që janë për krijimin e qeverisë, ka përmendur edhe marrëveshjen, me Serbinë i ka drejtu mesazh dy partive që po tentojnë krijimin e institucioneve, mesazh korrekt, edhe SHBA dëshirojnë të përqojnë mesazh se si Trump, kompanitë e mëdha duan të inevsotojnë në Kosovë por që duhet stabilitet i madhë politik, ky është mesazh i SHBA se e ka këtë çështje seriozisht”, tha Abrashi në Klan Kosova./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera