Lajme

Abortet në Shqipëri, kryesojnë 18-vjeçaret

Autori: Gazeta inFokus 13:50 | 13 July 2022

Pjesa e madhe e aborteve në Shqipëri po kryhen nga adoleshentët. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, te vajzat 18-vjeçare ndodhin 140 ndërprerje shtatzënie për çdo 1 mijë lindje të gjalla.

“Kryesisht, shkak është mosha e re”, thotë gjinekologu Ernald Zeqja. “Nuk janë të përgjegjshëm, nuk e shikojnë veten si baba ose nënë e ardhshme. Kryesisht janë vendime që merren nga të dy partnerët”.

Ulja e moshës së kontaktit seksual është sipas mjekëve gjinekologë një tjetër arsye e shtimit të aborteve te vajzat adoleshente.

-Advertisement-

“Me hapjen, me lirinë që ne kemi këto vite, patjetër që kjo moshë është ulur. Dhe kjo ka edhe problemet e veta”, thotë Zeqja. “Një gjë tjetër që vërej është mungesa e informacionit. Dikur kishte shumë organizata që merreshin me informimin mbi kontracepsionin. Tani nuk ka”.

Ndryshe nga popullata në përgjithësi, abortet te vajzat e reja kanë një specifikë. “Abortet tek adoleshentët ndodhin bile në familje të miredukuara, të mirarsimuara dhe me të ardhura ekonomike të mira”, thotë Zeqja./a2cnn

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera