Lajme

Abelard Tahiri thotë se konfiskimi i pasurisë së paligjshme bie ndesh me Kushtetutën

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 24 February 2022

Shefi i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka përmendur se janë tetë raste ku Projektligji për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme bie ndesh me Kushtetutën e Kosovës.

Ai në seancën e sotme që është duke u mbajtur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se me këtë projektligj cenohen disa nene të Kushtetutës së Kosovës, shkruan Gazeta Infokus.

“E para, cenohet kapitulli i dytë i Kushtetutës, mbrojtja e pronës dhe e drejta në pronë sepse Byroja shtrin kompetencat e veta deri në cenimin arbitrar të pronës”, tha ai.

-Advertisement-

Sipas tij, po ashtu cenohet neni 3 dhe 24 i Kushtetutës dhe barazia para ligjit, teksa shtoi se pa ndryshime kushtetuese, ky Projektligj nuk mund të hyjë në fuqi./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera