Lajme

Abelard Tahiri: Një super kriminel s’mund të jetë kryeministër

Autori: Gazeta inFokus 22:33 | 31 March 2020

Ish-ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i PDK’së, Abelard Tahiri thotë se Albin Kurti duhet të jep dorëheqje menjëherë.

Tahiri ka thënë se vet Kurti ish-kryeministrin Mustafa e kishte quajtur kriminel për shkak të pretendimit që e ka shkelë Kushtetutën.

“Pra vet Kryeministri në ikje është konstatuar që e ka shkelur kushtetutën dhe mirë është që ai sa më parë ta liroj detyrën dhe deri në formimin e qeverisë së re, funksionin ta ushtroj njëri nga dy zëvendëskryeministrat sepse ky më nuk ka kredibilitet moral të jetë në atë karrige”, tha ai ne Tv Dukagjini.
Ish-ministri i Drejtësisë thotë se Kurti në atë kohë e kishte sulmuar jashtëzakonisht shumë kryeministrin e asaj kohe Isa Mustafa pas vendimit të Gjykatës për Asociacionin.

-Advertisement-

“Tashmë e kemi situatën e njëjtë. Një super kriminel nuk mund të qëndrojë në zyrën e kryeministrit”.

Tahiri thotë se vendimi i Kushtetueses është i çartë dhe sipas tij Kurti e ka vendosur vendin në lajthitje kur ka refuzuar të shpall gjendjen e jashtëzakonshme.

“Sikur të ishim anëtarë të Këshillit të Evropës, qytetarët e Kosovës do ta paditnin Qeverinë për shkelje të drejtave themelore të njeriut”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera