Abdullahu: Askush nuk e ka dëmtuar më shumë flamurin shqiptar sesa Albin Kurti dhe VV-ja

Autori: Gazeta inFokus
14:14 | 29 September 2022
Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Faton Abdullahu ka shkruar rreth çështjes së flamurit shqiptar.
Sipas tij, askush asnjëherë nuk e ka dëmtu më shumë flamurin shqiptar në Kosovë se sa Albin Kurti dhe VV-ja.
Mirëpo, thotë se sot ka një zhvillim të ri.
Ai thotë se sot Kurti dhe të tjerët nuk po e ëprdorin aq shpesh sa dikur flamurin shqiptar.
Postimi i tij i plotë:
Flama populiste muri djallëzor dhe FLAMURI
VV e ka patentu me hajni morale e politike të drejtën e përdorimit të Flamurin kombëtar shqiptar. Por ka një risi ….!
Askush asnjëhere nuk e ka dëmtu më shumë flamurin shqiptar në Kosovë sesa Albin Kurti dhe VV-ja. Pse? Sepse këta, flamurin shqiptar e kanë kthy tash sa kohë në logo partiake. Kur e vnon “znaçkën” e flamurit shqiptar në gjyks ti dihet që je VV. 🤦🏻 Deri këtu e kanë pru punën dhe janë ngazëlly me këtë. Ndërkaq dihet se me shekuj ky flamur ka qenë dhe është i të gjithëve. Qysh jemi pikë e pesë ai na bashkon, qysh jemi të dhënë veç mas interesit ai na zgjon emocione të sinqerta. Thjeshtë është identitet që na lidh cep më cep shqiptarie, në kohën kur zënë fill koktel identitetesh krejt jo stabile. Jo krejt, por disa populistë të VV-së e dinin këtë fort mirë, por ju levërdiske të identifikoheshin si mbrojtës të saj. Me demek vetëm ata patriota, e ne të tjerët tradhëtar e donim atë lara lara. Çfarë populizmi e demagoxhie- ndërkohë ishin të ri- e çuditshme.
E sot ?
Sot ka një zhvillim të ri.
A e keni hetu që Kurti dhe të tjerët rreth tij nuk po e përdorin aq shpesh sa dikur flamurin shqiptarë. Sa mirë do thotë dikush, e kanë kuptu, prandaj kanë reflektu, s’janë më axhami. Dikush tjetër do të thotë se janë vetëdijësu prandaj sot e përdorin atë shtetëror të Kosovës.
Mbane mend ka edhe diçka në këtë apstenim sot, me shumë hile e djallëzi. VV e ka patentu me hajni morale e politike të drejtën e përdorimit të Flamurin Kombëtar Shqiptar. Nuk po e përdorin sot si dikur sepse e kanë lënë që këtë ta bëjnë nesër në fushatë apo në opozitë. Po e konzervojnë që ta përdorin më vonë. Nuk janë vetëdijësu sot, përkundrazi janë djallëzu më shumë se dje. Kanë kuptuar mirë se kjo ju ka sjellë shumë vota. Kështu do ja bëjnë prap nesër, për vota, në fushatë e opozitarizëm. Prap do e kthejnë flamurin kuq e zi si logo partiake të VV-së. Do të na e valvisin neve të tjerëve para hundve e do thrrasin prap për bashkim kombëtar. Marre. Poshtë populizmi.

Të tjera
-
Çitaku: Kuvendi sot është peng i kokëfortësisë së Kurtit dhe Haxhiut
Deputetja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Kuvendi i Kosovës është peng i ...
-
S’ka kompromis e as konsensus, dështon sërish konstituimi i Kuvendit
Ka dështuar për të 42-tën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Deputetë...
-
Kërcënimi me bombë erdhi nga Serbia
Burime të sigurta të Klan Kosovës kanë bërë të ditur se alarmi për bombë që e...
-
Nis vazhdimi i 42-të i seancës konstituive
Me deklarimin e kryesuesit të seancës, Avni Dehari, ka nisur vazhdimi i 42-të...
-
Çitaku: Edhe më të rrezikshme se kërcënimi me bom*bë janë prirjet totalitare të LVV-së
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, deputetja Vlora Çitaku, tha se kërcënimi ...
-
Reqica: Ndjehem i sigurt, e besova nga fillimi se alarmi për bom*bë ishte i rrejshëm
Deputeti i PDK-së, Elmi Reqica, tha se ndjehet i sigurt për pjesëmarrje në se...
-
Haradinaj për qëndrimin e Berishës: Shumë mirë ka thënë – ta shohim si votoj kur vjen momenti
Kryetari dhe deputeti i AAK-së, Ramush Haradinaj, e ka komentuar deklaratën e...
-
Haradinaj: Kurti e ka nda mendjen për me bo keq e më keq
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, akuzoi kreun e VV-së, Albin Kurti, për bllok...
-
Gashi: Kryetari i Kuvendit duhet të zgjidhet në mënyrë të hapur
Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se votimi për kryetar të Kuvendit du...
-
Zemaj: Besojmë që VV-ja do ta gjejë mirëkuptimin që ta kryejë procedurën e zgjedhjes së kryeparlamentarit
Deputeti Armend Zemaj sot para seancës për konstituimin e Kuvendit u shpreh s...
-
Bogujevci: Duhet ta përfundojmë votimin e fshehtë pastaj mund të dalim në të hapur
Deputetja e VV-së, Saranda Bogujevci, ka thënë procedurat për votim janë të q...
-
Lushaku-Sadriu: Jo, nuk jam e informuar nëse do të ketë mocion për çështjen e ndërrimit të votimit
Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se nuk është e inform...