Lajme

Abdixhiku: Votat e diasporës do t’ia japin fitoren LDK-së në Dragash, ku diferenca është vetëm 47 vota

Autori: Gazeta inFokus 15:53 | 15 November 2021

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se votat e diasporës do t’ia japin fitoren partisë së tij në Dragash, shkruan Gazeta Infokus.

Në Komunën e Dragashit, nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, Shaban Shabani nga PDK ka marr 5 648 vota, ndërsa Bexhet Xheladini nga radhët e LDK-së ka marr 5 601 vota, ku diferenca mes tyre është 47 vota.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) kanë njoftuar se të martën do të fillojë procesi i numërimit të fletëvotimeve që janë dërguar nga jashtë Kosovës, gjatë periudhës së votimit 29 tetor-12 nëntor.

-Advertisement-

KQZ-ja bën të ditur se janë 308 fletëvotimeve në komunën e Dragashit që janë dërguar nga jashtë Kosovës.

“Numri i zarfeve të individualizuara me fletëvotime prej të cilave janë aprovuar 2 379 fletëvotimeve që janë dërguar nga jashtë Kosovës ku prej tyre 308 fletëvotimeve janë në komunën e Dragashit”, thuhet në njoftimin e KQZ-së.

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po zhvillohen procedurat e parapara, që gjithashtu sa më shpejt që është e mundur të fillojmë me numërimin e votave me kusht dhe të personave me nevoja të veçanta./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera