Abdixhiku uron SHBA-në për Ditën e Pavarësisë: 4 Korrikun, një nga momentet më madhore në historinë moderne
Autori: Gazeta inFokus
11:52 | 04 July 2026
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar 4 Korrikun, Ditën e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai tha se 4 Korriku i vitit 1776 shënon një nga momentet më madhore në historinë modern, lindjen e një shteti të ndërtuar mbi idealet e lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor dhe sundimit të ligjit.
Kjo date sipas Abdixhikut, nuk përfaqëson vetëm themelimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por siç tha, edhe lindjen e një vizioni që ka frymëzuar popuj të tërë në përpjekjet e tyre për liri, demokraci dhe paqe.
“Për më shumë se dy shekuj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe stabilitetit ndërkombëtar. Roli i tyre në mbështetjen e popujve që kanë luftuar për liri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore”.
Mesazhi tij:
Urime Dita e Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës!
4 Korriku i vitit 1776 shënon një nga momentet më madhore në historinë moderne; lindjen e një shteti të ndërtuar mbi idealet e lirisë, demokracisë, dinjitetit njerëzor dhe sundimit të ligjit. Kjo datë nuk përfaqëson vetëm themelimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por edhe lindjen e një vizioni që ka frymëzuar popuj të tërë në përpjekjet e tyre për liri, demokraci dhe paqe.
Për më shumë se dy shekuj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë një prej shtyllave kryesore të mbrojtjes së vlerave demokratike, të drejtave të njeriut dhe stabilitetit ndërkombëtar. Roli i tyre në mbështetjen e popujve që kanë luftuar për liri ka lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë botërore.
Për Republikën e Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë shumë më tepër se një aleat strategjik. Ato janë miku ynë i palëkundur, partneri ynë më i rëndësishëm dhe mbështetësi vendimtar në rrugëtimin tonë drejt lirisë, pavarësisë, shtetndërtimit dhe konsolidimit të demokracisë. Kontributi amerikan për Kosovën është historik, i jashtëzakonshëm dhe i pazëvendësueshëm. Ky është një borxh mirënjohjeje që brezat tanë do ta kujtojnë gjithmonë.
Vizioni për një Kosovë të pavarur, sovrane, të integruar në NATO dhe Bashkimin Evropian, me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mbetet një prej shtyllave themelore të orientimit politik të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ky ishte vizioni i Presidentit historik Dr. Ibrahim Rugova, Ati themeltar i Republikës së Kosovës dhe udhëheqësi që ndërtoi filozofinë euroatlantike të shtetit tonë.
Sot, ndërsa festojmë së bashku këtë ditë të madhe të popullit amerikan, ritheksojmë përkushtimin tonë të palëkundur për ta thelluar edhe më tej partneritetin e veçantë ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve, të ndërtuar mbi besimin, vlerat e përbashkëta dhe aspiratën për një botë më të lirë, më të drejtë dhe më të sigurt.
Në emër të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe në emrin tim personal, u shpreh urimet më të përzemërta Qeverisë dhe popullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me rastin e Ditës së Pavarësisë.
Urime 4 Korriku!
Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës!
Zoti e bekoftë miqësinë e përhershme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës!

T� tjera
-
Anketa: Rreth 20% e kosovarëve të rritur duan dhe po përgatiten të emigrojnë, si është situata në vendet e rajonit
Sipas të dhënave të publikuara nga Regional Cooperation Council SecuriMeter20...
-
Shpërthimi në Zvicër, shqiptari rrëfen tmerrin: U ndjeva sikur isha kthyer në luftën e Kosovës, dëgjova tri herë thirrje për ndihmë
Një shpërthim i fuqishëm i ndjekur nga një zjarr ka tronditur banorët e një p...
-
Policia ia gjenë pistoletën në veturë, ia konfiskojnë, prokurori e liron në procedure të rregullt
Policia e Kosovës ka konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë gjatë kontro...
-
Arrestohen në Shqipëri dy shqiptarë të kërkuar nga Italia, pritet ekstradimi i tyre
Dy shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë...
-
Ultimatumi i Trumpit për Teheranin: Sulme të mëdha ushtarake pas Vitit të Ri nëse dështon marrëveshja
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një ...
-
Rama në Manastir propozon Bibliotekë Mbarëkombëtare të Shqipes: Do ta marrim përsipër,besoj se Kosova do të ketë gatishmëri
Kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Manastir, në Europe House, pati...
-
Përparim Rama me bashkëshorten merr pjesë ë Ditën e Komunës së Kotorit – ndan pamje nga pritja atje
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka shkruar në Facebook se ka qen ënë Ko...
-
Ky është personi i cili dyshohet se përmes mashtrimit për leukemi akute mblodhi afro 190 mijë euro
Një fushatë humanitare e nisur me pretendimin se 20-vjeçari Endrit Azemi nga ...
-
Në mesin e javës temperaturat bien deri në -8, ngriten nga enjtja – moti në javën që po hyjmë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka parashikuar mot të ndryshues...
-
Joseph sugjeron që dialogu Kosovë-Serbi të rifillojë sa më shpejt me temën e personave të zhdukur
Profesori amerikan, Edward P. Joseph, në një intervistë për mediumin serb “Ra...
-
Dyshimet për mbetje mortore, ekipet kthehen sërish në veri
Pas përfundimit të gërmimeve në Brod të Shërpcës, ekipet mjeko-ligjore do të ...
-
‘Studentët’ reagojnë për ligjin e Inspektoratit të Trashëgimisë Kulturore me gjuhë fyese ndaj Kosovës – përmendin garancitë e Ahtisaarit
Lëvizja Studentore e Serbisë që ka fituar zgjedhjet parlajemntare, ka reaguar...



































