Lajme

Abdixhiku uron Pashkët: Le të jetë kjo festë e ripërtëritjes së dashurisë ndaj atdheut tonë, Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:11 | 17 April 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ua ka uruar festën e Pashkëve të gjithë besimtarëve të krishterë në Kosovë.

Abdixhiku në llogarinë e tij zyrtare në rrjetin social Facebook, ka shkruar se kjo festë ka simbolin e vetë sakrificës së Krishtit dhe shpëtimin e tij nga Zoti drejt drejtësisë dhe paqes.

“Qytetarë të besimit të krishterë, kremta e festës së Pashkëve, është kremtë rikujtuese e ringjalljes dhe përtëritjes; dhe kështu është shenjë e ngadhënjimit të vet jetës mbi vdekjen. Gjatë kësaj dite të shenjtë, shembulli i dashurisë, besnikërisë dhe vet sakrificës së Krishtit – i përcjellë me mëshirë dhe shpëtim nga Zoti – mbeten udhëzues të patjetërsueshëm drejt drejtësisë dhe dhembshurisë; drejt paqes dhe shpresës për jetë më mirë”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Abdixhiku gjithashtu tha se kjo kremtë duhet të shërbejë për ripërtëritjen e dashurisë ndaj atdheut, Kosovës.

“Prandaj, në emrin tim dhe të Lidhjes Demokratike të Kosovës, gëzuar Pashkën. Le të jetë kjo festë e paqes e dashurisë rreth jush e familjeve tuaja; por mbi të gjitha, le të jetë festë e ripërtëritjes së dashurisë ndaj atdheut tonë, Kosovës.Për shumë mot, gëzuar Pashkët!”, përfundoi ai.

Postimi i plotë i Abdixhikut në Facebook:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera