Lajme

Abdixhiku: Rryma do të shtrenjtohet 60 për qind

Autori: Gazeta inFokus 16:26 | 31 May 2018

Kushdo që ka paguar rrymë deri më tani 100 euro, me ndërtimin e Termocentralit Kosova e Re do të paguaj 160 euro për faturën e energjisë elektrike.

Kështu ka bërë të ditur deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës.

Sipas tij, është e pa arsyeshme që Qeveria e Kosovës garanton blerjen e energjisë elektrike me çmim prej 80 euro për megavat, shkruan Gazeta Fokus.

-Advertisement-

Kjo për Abdigjikun nuk është e pranueshme në ekonominë e tregut dhe as praktikat e Bashkimit Evropian, i cili në disa shtete të BE-së ka kërkuar ndërprerjen e marrëveshjeve të tilla.

Abdixhiku ka tërhequr vërejtjen se ekziston rreziku që në një të ardhme të afërt Qeveria e Kosovës do të detyrohet ta shkëpus kontratën me kompaninë Contour Global, për shkak të monopolit të shitjes së energjisë, shkruan Gazeta Fokus.

Në një rast të tillë, me marrëveshjen aktuale mes Qeverisë së Kosovës dhe kompanisë amerikane, buxheti i Kosovës do të ngarkohej me penalti që do të kushtonin miliona euro./GazetaFoku

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera