Abdixhiku për raportin e DASH: Dëshmi e shqetësimeve të LDK-së
Autori: Gazeta inFokus 21:45 | 23 April 2024
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit e ka cilësuar ndryshe nga ai i viteve të kaluara, pasi i njëjti thotë se “Ka korrupsion serioz të Qeverisë”.
Abdixhiku në “Rubikon me Adriatik Kelmendin” tha se për këtë korrupsion nuk ka pasur ndëshkueshmëri.
“Ky është njëri ndër raportet më të rëndësishme që nxjerrë Departamenti i Shtetit. Unë sot lexova raportin dhe lexova që janë 4 elemente kryesore përveç kësaj që përmende lirinë e shprehjes që është e drejt elementare dhe është shqetësuese që na vlerësohet e cenuar. Përveç të drejtave të njeriut dhe gjyqësorit, një çështje ishte specifike kishte të bënte me definimin e korrupsionit serioz të Qeverisë dhe pandëshkueshmërinë. Konstatohet se ka korrupsion serioz në Qeverinë e Kosovës dhe ka pandëshkueshmëri. Do të thotë ka fakte për korrupsion. Kishte edhe pandëshkueshmëri politike, sepse bëhej fjalë për ministra. Ky raport është ndryshe nga raportet e tjerë, kur thuhet ka korrupsion serioz të Qeverisë sepse Shqipërinë nuk e kanë cilësuar të tillë. Definimi korrupsion serioz është shkallë më e lartë, ka korrupsion, prezencë e lehtë e korrupsionit, por këtu thuhet serioz”, tha Abdixhiku në Rubikon.
I pari i kësaj partie tha se LDK gjatë tërë kohës në parlament e studio televizive ka ngritur dyshimet mbi kontratat njëburimore, apo tenderët sekret që Qeveria çdo ditë punë e nënshkruan nga një.
“Ka disa muaj që ne si LDK po përpiqemi të vëmë në pah një fenomen të jashtëzakonshëm, por që tani është bërë i jashtëzakonshëm i kontratave njëburimore, apo tenderët sekretë siç i kemi quajtur. Në qoftë se para dy muajve në studio e parlament, ne flisnimin për 781 kontrata më besoni që nga ajo ditë deri më sot në këtë fushë janë nënshkruar edhe 109 kontrata sekrete. Trendi po rritet, çdo ditë të kësaj pune në Qeveri po nënshkruhet, në vlerë shtesë prej 40 milionë euro”, ka deklaruar Abdixhiku.
Të tjera
-
AGK-ja dënon intimidimin e deputetit Basha ndaj gazetares së RTK-së
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit, Dimal Basha ndaj gazetares së R...
-
Osmani uron Poloninë për Ditën e Kushtetutës
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e ka uruar Poloninë me rastin e Ditës së ...
-
Polici i goditur me veturë dërgohet në emergjencë, kjo është gjendja e tij
Gjendja e zyrtarit policor, i cili u godit nga e dyshuara A.A, në kohën kur i...
-
Shoferja godet me veturë policin në Prishtinë dhe largohet nga vendi i ngjarjes
Një zyrtar policor, i cili ishte në detyrë është goditur nga një shofere e ci...
-
Gjendet i vde kur një burrë në Rahovec, policia nis hetimet
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e së premtes në Krushë të Madhe të Ra...
-
Nga një muaj paraburgim për të dyshuarit e plag osjeve në Lupç të Podujevës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë T...
-
Goditet për vd*kje një 50-vjeçar në Durrës
Një person i moshës 50 vjeç ka mbetur i vdekur në Durrës si pasojë e një aksi...
-
Zëdhënësi i AAK-së: U vërtetua që mediat në Kosovë janë në shkelje e sipër nga një qeveri që koha po i kalon
Në Indeksin i fundit vjetor Botëror mbi Lirinë e Shtypit publikuar nga “Repor...
-
Begaj shpallet “Qytetar Nderi” i arbëreshëve të Kalabrisë
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj nga dita e sotme është “Qytetar Nderi” ...
-
Gjykata Themelore e Prishtinës ia cakton një muaj paraburgim Arian Sijarinës
Gjykata Themelore e Prishtinës më 03.05.2024 ka caktuar masën e paraburgimit ...
-
Bënin gara shpejtësie në Gjakovë, gjobiten ngasësit e automjeteve
Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Gjakovë ka identifikuar dhe ndalur...
-
Gërvalla: Pa sakrificën e gazetarëve, bota do të ishte në terr për krimét e tmerrshme të Serbisë ndaj Kosovës
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është takuar me ...