Lajme

Abdixhiku: Paaftësia kushton, popullizmi kushton

Autori: Gazeta inFokus 17:43 | 13 August 2024

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar Qeverinë për mungesë aftësie në sigurimin e librave për nxënësit.

Abdixhiku ka thënë se edhe këtë vit MASHTI nuk ka arritur t’I siguroj librat shkollorë në kohë, duke i lënë prindërit dhe nxënësit të përballen me sfida të panevojshme.

Ky është shkrimi i plotë i Abdixhikut:

-Advertisement-

Në shtetin e fundit për nga PISA, Qeveria me 51% pushtet e 12 miliardë euro buxhet, nuk arrin asnjëherë të nisë vitin shkollor mbarë. Sivjet, sikurse vjet, Ministria e Arsimit, në i thënshin ashtu, nuk arrin t’i sigurojë librat për nxënësit. Sikurse vjet, edhe sivjet, prindërit do të maltretohen në radhë të gjata, në procedura të panevojshme burokratike subvencionimi, e përfundimisht dhe në pamundësi blerjeje me kohë të teksteve shkollore për fëmijë.

PAAFTËSIA KUSHTON!

POPULLIZMI KUSHTON!

Prandaj injorojeni propagandën. Shihni problemet elementare me të cilat ju lënë të vetëm në hall. Sa larg jemi nga reforma, kur as edhe një vit të vetëm shkollor nuk arrinë ta nisin mbarë!

Të mbeteni të sigurtë se ky është viti i fundit që familjet, prindërit e fëmijët kosovarë përjetojnë një maltretim të tillë.

Vitin i ardhshëm shkollor do të nisë me koeficient 150 për mësimdhënësit tanë, e me tekste shkollore të siguruara nga shteti për nxënësit e Kosovës.

Ky është zotimi im! 📚

Paga të dinjtitetshme, tekste falas para bankave!

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera