Lajme

Abdixhiku njofton se sikur Kurti edhe ai u ftua nga NDI në Konventën e Demokratëve

Autori: Gazeta inFokus 12:26 | 20 August 2024

Abdixhiku njofton se edhe ai u ftua nga NDI për Konventën e Demokratëve, thotë se delegoi Alush Gashin

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar se ai ka pasur ftesë nga NDI për pjesëmarrje në Konventën e Demokratëve në Çikago, por ka deleguar profesorin Alush Gashi, raporton Express.

Ai ka bërë me dije se Gashi do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet të konfirmohet Kamala Harris si candidate për president.

-Advertisement-

Tutje, Abdixhiku tha se LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci.

“Mbi të gjitha, me rrugëtimin e ngushtë me aleatët tanë identirar, SHBA-të, drejt realizimit të qëllimeve tona kombëtare! 🇽🇰🇺🇸”, ka shkruar Abdixhiku.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera