Lajme

Abdixhiku në takim me Sarrazin: Qeveria në largim të përmbush obligimet finale

Autori: Gazeta inFokus 19:07 | 29 August 2024

Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka njoftuar për takimin me emisarin gjerman për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

Ai tha se me Sarrazin kanë diskutuar për Procesin e Berlinit dhe rëndësinë e pjesëmarrjes së Kosovës aty.

Abdixhiku tha se pret nga “Qeveria në largim” të përmbushë obligimet finale në këtë drejtim.

-Advertisement-

“Në prag të 10 vjetorit të nisjes së Procesit të Berlinit, diskutuam për rëndësinë e participimit të Kosovës aty; dhe mundësitë e mëdha ekonomike që rrjedhin për Republikën e Kosovës. Si LDK, kemi mbështetur dhe mbështesim në plotni këtë proces; siç dhe presim nga Qeveria në largim përmbushjen e obligimeve finale në këtë drejtim duke mos dëmtuar pozicionin tonë aty.”

“Nga 9 shkurti, do t’i japim prioritet jo vetëm kësaj nisme strategjike, ku Kosova ka vend e rol të barabartë me shtetet e tjera të rajonit, por dhe secilit proces tjetër integrues e konsolidues që ka ngecur për 4 vite rresht – fillimisht duke rikuperuar pozicionin tonë të rënduar e më pas duke avancuar drejt qëllimeve tona historike. Në qeverisjen time, konsolidimi shtetar dhe interesat e Republikës nuk kompromitohen me vendime populliste!”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera