Lajme

Abdixhiku në SHBA kërkon që Bondsteel-it të jetë bazë ushtarake e përhershme

Autori: Gazeta inFokus 09:20 | 17 November 2022

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku gjatë vizitës që bëri të mërkurën në Kongresin e SHBA-së, ka kërkuar që Bondsteel-it të jetë bazë ushtarake e përhershme.

Abdixhiku përmes një statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se kongresmeni Demokrat, Dutch Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike.

“Në Kongres u prita dhe nga kongresmeni Demokrat Dutch Ruppersberger. E urova për rizgjedhjen në mandatin e ri. Përvoja e tij disadekadëshe në politikën amerikane është vlerë e jashtëzakonshme. Roli i tij në administratën e tanishme dhe simpatia e përhershme për Republikën e Kosovës është mundësi e madhe për ne.

-Advertisement-

Shndërrimi i bazës amerikane të Bondsteel-it në bazë ushtarake të përhershme ishte temë e përbashkët e diskutimit tonë. Kongresmeni Ruppersberg ka përkushtim të madh për rrugëtimin e Kosovës drejt familjes euroatlantike. Kontributi i tij në këtë drejtim do të jetë jetik për të ardhmen e sigurisë së popullit tonë. Kongresmenin Dutch Rulpersberger e ftova dhe për vizitë në Kosovë”, ka shkruar Abdixhiku në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera