Abdixhiku në Paris: Implementimi i marrëveshjeve të kaluara në pajtim me Kushtetutën s’ka alternativë
Autori: Gazeta inFokus 17:59 | 08 March 2023
Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abixhiku është ftuar për një vizitë zyrtare në Francë në një kohë mjaftë delikate dhe në një momentum kyç në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, gjë që nuk ishte parë prej vitesh.
Abdixhiku është takuar me zyrtarë francezë në tri institucionet më të larta atje, Pallatin Elysse, Senat dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme, me të cilët ka biseduar për procesin e negociatave Kosovë-Serbi, dhjetë ditë para takimit të Ohrit.
Ai ka thënë se dialogu është një proces të cilin Kosova duhet ta trajtojë me prioritet si një mjet për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, ligjërisht obligative me njohjen në qendër.
Gjithashtu, Abdixhiku ka thënë se zbatimi i marrëveshjeve të kaluara në përputhje me Kushtetutën e Kosovës është rrugë pa alternativë.
“Implementimi i marrëveshjeve paraprake, konform rendit kushtetues të Republikës së Kosovës nuk kanë alternativë. Kryetari Abdixhiku ka shtruar po ashtu, domosdoshmërinë e hapjes së rrugës së re, drejt integrimit euroatlantik, me theks të veçantë, anëtarësimin sa më të shpejtë të Kosovës në NATO; dhe mbështetjen që Franca mund ta jep në këtë drejtim”, thuhet në njoftimin e LDK-së.
Dy partitë opozitare, LDK dhe PDK kanë qenë kritike për Kurtin lidhur me propozimin franko-gjerman. Vetë Abdixhiku në Kuvendin e Kosovës kishte thënë se në propozimin franko-gjerman s’gjendet asgjë prej atyre që Kurti i kishte premtuar me kornizën e tij për negociatat.
Një qasje kritike e opozitës në këtë fazë të procesit nuk është parë mirë nga Ambasada e SHBA-së në Prishtinë, të cilët edhe s’kanë ngurruar që të bëjnë kritikë për PDK-në dhe LDK-në.
Të tjera
-
Pérleshje e ashpér në Prishtinë, një person merr lëndime të rënda, i dyshuari arratiset
Gjatë ditës së hënë një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda në këmbë ...
-
Reagojnë komunitetet fetare pas martesës mes dy grave në Shqipëri
Komunitetet fetare në Shqipëri kanë reaguar me shqetësim pas publikimit të im...
-
Temperatura deri në 30 gradë, moti në Shqipëri
Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe temperaturave të...
-
DASH kritikon Kosovën për mbylljen e degëve të bankës serbe në veri
Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e...
-
Sot mblidhen katër komisione parlamentare
Sot është paraparë që të mblidhen katër komisione parlamentare. Komisioni ...
-
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sot do të vazhdojë procesi gjyqë...
-
Mblidhet qeveria
Sot pritet të mblidhet kabineti qeveritar në mbledhjen e radhës, raporton tev...
-
Pentagoni zotohet të vazhdojë transferimin e armëve në Ukrainë
Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin u zotua të hënën për të vazhduar transferi...
-
Balje: Ne si grup multietnik do e votonim shpërndarjen e Kuvendit
Deputetja Duda Balje ka thënë se nëse bëhet shpërndarja e Kuvendit do e votoj...
-
Dinarë, euro, dollarë e franga: Operacioni i Policisë së Kosovës në veri, që kaloi pa ndonjë incident të pretenduar nga Serbia
Autoritetet në Kosovë gjatë ditës së djeshjme kanë kryer një operacion polico...
-
Moti i vranët dhe me intervale me diell
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti në vendin tonë sot...
-
Kjo zonë parashikohet që sot të ketë stuhi të fuqishme dhe përmbytje
Pas shiut të rrëmbyeshëm që përfshiu orët e para të mëngjesit Prishtinën dhe ...