Lajme

Abdixhiku me apel për shqiptarët e Kosovës Lindore

Autori: Ermirë Berisha 22:53 | 12 October 2022

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, së bashku me nënkryetarin e kësaj partie, Lutfi Haziri, kanë pritur në takim udhëheqësit partiak dhe liderët institucional të shqiptarëve të Luginës, shkruan Gazeta inFokus.

Abdixhiku përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar për gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë.

Dhe në përfundim të këtij takimi kanë dalë me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët që jetojnë në Luginë, Kosovë e në mërgim, që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tri komunat shqiptare.

-Advertisement-

“Sonte, në Prishtinë, së bashku me nënkryetarin e LDK-së, Lutfi Haziri, kam pritur në darkë pune të gjithë udhëheqësit partiak dhe liderët institucional të shqiptarëve të Luginës. Së bashku me kryetarin e PVD-së dhe deputetin, z. Shaip Kamberi; kryetarin e Alternativës për Ndryshim dhe kryetarin e Komunës së Preshevës, z. Shqiprim Arifi; kryetarin e PD-së dhe kryetarin e Komunës së Bujanocit, z. Nagip Arifi; kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, z. Ragmi Mustafi; kryesuesin e Kuvendit Komunal në Preshevë, z. Sami Salihu; kryetarin e LPD-së z. Shqiprim Musliu; kryetarin e AFEDS, z. Muharrem Salihu; dhe kryetarin e VATRA-s, z. Kushtrim Kadriu – biseduam mbi gjendjen e shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë. Nga ky takim, dolëm dhe me apel të përbashkët për të gjithë shqiptarët e kësaj ane – ata që jetojnë në Luginë, Kosovë e Mërgatë – që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit të popullsisë në tre komunat shqiptare. Regjistrimi masiv është përgjigje ndaj diskriminimit strukturor ndaj shqiptarëve të Luginës, siç dhe është kontribut patriotik në avancimin e të drejtave autoktone të shqiptarëve të Luginës. Si LDK, do të angazhohemi me të gjitha kapacitetet tona politike në unifikimin e spektrit politik shqiptar në çështjet me interes kombëtar; për të drejtat politike dhe civile të shqiptarëve të kësaj ane që sot jetojnë në Kosovë – me theks sigurimin e nënshtetësisë; si dhe ndihmesën shtetërore për banorët e komunave në fjalë”, ka shkruar kryetari i LDK-së./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin

Të tjera