Lajme

Abdixhiku: Llapi po rikthehet si bastion burimor i LDK-së

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 22 June 2023

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka mirëpritur lajmin që Ekrem Hyseni është zgjedhur kryetar me mandat katër vjeçar i degës së LDK-së në Llap.

Në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka thënë se Llapi po rikthehet si bastion burimor i LDK-së.

“Atë, delegatët e degës dhe gjithë strukturat e zgjedhura në Kryesi e Kuvend Qendror i urova për një proces demokratik. Pjesëmarrja e mbi 1400 anëtarëve tanë në këtë proces delegimi e besimi, është shenjë e qartë e një angazhimi të mirëfilltë strukturor. E besimi bindës në Ekremin, nga 90 delegatë të Kuvendit Zgjedhor, përveç se privilegj, duhet të shërbejë dhe si obligim për barrën që ai duhet të bartë përpara”, ka shkruar Abdixhiku.

-Advertisement-

Abdixhiku ka thënë se është plotësisht i bindur për rrugën përpara të Hysenit.

“Llapi po rikthehet si bastion burimor i Lidhjes; aty ku e kishte vendin gjithherë. Do të punojmë fort, do të punojmë mbarë, me Dokun e çdo patriot të djathtë për mbajtur LDK-në në hap me kohën”, ka thënë më tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera