Lajme

Abdixhiku: Kurti s’e bën dot Kosovën shtet evropian – Serbia po fiton e ne po humbasim

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 29 June 2023

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti, se ai nuk e bën dot Kosovën shtet evropian.

Abdixhiku tha se “grupi i tij ideologjik nga Tirana, analistët e paguar e mediat e pushtetit janë në misionin e tyre ultim të përplasjes përfundimtare të shtetit”.

Sipas Abdixhikut, Kosova kurrë nuk ka qenë më keq ndërkombëtarisht sesa sot.

-Advertisement-

“Serbia nuk kanë pasur kurrë më shumë përkrahje ndërkombëtare se sa sot. Ata po fitojnë. Ne po humbasim. Kauza e tyre e autonomisë territoriale në Kosovë po merr formë teksa ne mjaftohemi me të drejtën tonë në përballje me gjithë botën”.

“Kosova ka një rrugë të re. Një që e dërgon shoqërinë tonë, gjeneratat e tashme e të ardhme drejt familjes euroatlantike. Një që fiton përballë Serbisë brenda e ndërkombëtarisht pa dallim. Kjo rrugë nuk ka Albin Kurtin në të. Këtë rrugë duhet ta bëjmë ne”, tha Abdixhiku, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, kreu i LDK-së tha se për këtë rrugë të re, i duhet ndihma e të gjithëve, teksa shtoi se do t’i ftojë akterë të shumtë për ta ndërtuar atë.

“Prandaj, gjatë ditëve në vijim, do të ftoj akterë të shoqërisë civile, akademisë, sektorit privat, mërgatës, mediave e opinionistëve, partive politike, shqiptarëve në rajon e miqve të Kosovës nëpër botë për të ndërtuar rrugën e vërtetë. Do t’u prezantojë dhe planin e LDK-së për kapërcimin e izolimit e krizës. Në këto takime do të kërkoj mbështetje për ndërtimin e masës kritike e zërit alternativ që bota perëndimore duhet ta dëgjojë nga ne tani. Vendi ynë ka një të ardhme ndryshe nga çfarë na projektohet sot”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera