Abdixhiku: Kurti në sulm fatkeq ndaj miqve tanë ndërkombëtarë, aventurë e rrezikshme personale e tij

Autori: Gazeta inFokus
13:59 | 31 May 2023
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur në një konferencë për media rreth situatës së fundit të krijuar në veri, duke thënë se “po ballafaqohemi me një situatë të pamenduar e të paparë për një kohë të gjatë”.
Abdixhiku tha se përderisa bandat kriminale po sulmojnë në veri, kryeministri Albin Kurti ‘po sulmon’ miqtë tanë ndërkombëtarë.
“Kosova në sulm të vazhdueshëm nga banda kriminale të Vuçiqit, e kryeministri i Kosovës në sulm fatkeq ndaj miqve tanë ndërkombëtarë. Kjo nuk i kishte ngjarë ndonjëherë Kosovës më parë. Sa herë kemi qenë të sulmuar nga Serbia, kemi qenë të mbrojtur nga miqtë tanë ndërkombëtarë amerikanë dhe aleatët evropianë, sepse kemi vepruar bashkë me ta, sepse kemi ndarë të njëjtat vlera, të njëjtat interesa e të njëjtin vizion”, tha Abdixhiku në konferencë.
I pari i LDK-së tha se këtë ‘përmbysje aleancash, vizioni e prioritetesh’ për Republikën e Kosovës, askush nuk e ka dashur në Kosovë.
“Për këtë përmbysje askush nuk ka votuar, prandaj këtu nuk mund të flasim për tjetër gjë, përveç se për një aventurë tejet të rrezikshme personale të Albin Kurtit, e cila nuk ka asnjë pikë të legjitimitetit politik e demokratik në Kosovë, sepse shkatërrimi i aleancës me miqtë tanë as nuk ka përputhje me vullnetin politik të popullit të Kosovës e as nuk është në interest të popullit të Kosovës, interesa strategjikisht të lidhura ngushtë me aleancën perëndimore e euroatlantike”, deklaroi ai.
Tutje Abdixhiku tha se miqtë ndërkombëtar të Kosovës duhet kuptuar drejtë situatën në veri.
“Sulmet e bandave në veri paraqesin rrezik real për Republikën e Kosovës dhe rajonin. Kjo situatë duhet kuptuar drejtë, në veçanti nga miqtë tanë ndërkombëtarë. Sulmet ndaj Republikës së Kosovës sot janë sulme ndaj paqes rajonale”.

Të tjera
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...
-
Kuvendi në tentativën e 44-të për konstituim
Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen sërish nga ora 11:00, në përpjek...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të mërkurën, shkak punimete për siguri të sistemit energjetik
Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS) njofton se m...
-
Sveçla shpreh ngushëllime për vdekjen e zjarrfikësit në krye të detyrës
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për vdekj...
-
Grafite proteste në Lipjan pas vdekjes në duart e Policisë të Agon Zejnullahut: “Policia të vret”, “Kush na mbron prej Policisë?
Pas vdekjes së 27-vjeçarit Agon Zejnullahu në duart e Policisë së Kosovës, mu...